Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka sfiduar skuadrën e tij, duke bërë presion te ata se titulli nuk mund të fitohet pa e pasur mentalitetin sikur të Didier Drogbas dhe Zlatan Ibrahimovicit.
Portugezi ka udhëhequr Blutë drejt dy titujve të Ligës Premier në dy vitet e para të tij në Angli falë Didier Drogbas, teksa në Itali me Ibrahimovicin arriti që në javën e fundit të fitojë titullin në luftë me Romën.
Tani Mourinho ka reaguar, duke bërë presion te ekipi që të kenë mentalitet fituesi.
“Më pëlqen të vë presion te ekipi, por duhet të analizoni lojtarët me të cilët punoni. Unë i kam dhënë atyre Drogban si shembull. Kur e vija atë nën presion, ai shndërrohej në kafshë”.
“Ibra te Interi ishte shembulli i njëjtë. Kur bëja presion te ai, unë e kam ditur se do të marr përgjigje prej tij. Varet nga profili i lojtarëve. Disa reagojnë në mënyrë të mirë, e disa jo. Unë kam lojtarë që më kanë thënë të mos i kritikoj sepse e humbin vetëbesimin”.
“Por, ne duhet patjetër të instalojmë një mentalitet fituesi. Duhet të vëmë presion mbi të gjithë që të jemi në maje të kampionatit dhe që të bëjmë në fund një diferencë”, u shpreh portugezi. /TS/






