Menaxheri i Manchester United, David Moyes, ka konfirmuar se Robin van Persie do të jetë jashtë fushe për rreth një muaj për shkak të një dëmtimi muskulor.
Holandezi mungoi katër ndeshje për shkak të problemeve në ijë, para se të rikthehet në disfatën 1-0 ndaj Newcastle United, ku luajti për 90 minuta.
Ai luajti edhe të martën ndaj Shakhtar Donetsk, duke u inkuadruar nga karrigia e rezervave për të asistuar për Phil Jones në golin e fitores. Dhe, ishte pikërisht momenti kur ai gjuajti këtë harkim nga këndi, që i solli atij lëndimin.
"Robin van Persie do të qëndrojë jashtë për një muaj,. Ai ka pësuar tërheqje muskulore në kofshë gjatë harkimit nga këndi që çoi te goli”, ka thënë Moyes për gazetarët.
Manchester United nuk do të ketë ndonjë sfidë të vështirë deri më 1 janar, kur pret Tottenhamin në Old Trafford. /TS/






