RSS

Spurs në garë për Dzekon

Tottenhami raportohet se i është bashkuar garës për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester Cityt, Edin Dzeko.

Dzeko është zgjidhja e tretë e menaxherit të ri Manuele Pellegrini, pas Sergio Agueros dhe Alvaro Negredos, pavarësisht ka shënuar shtatë gola në 11 starte këtë sezon.
Dhe, mosaktivizimi i rregullt ka bërë që 27-vjeçari të shprehë edhe publikisht pakënaqësinë e tij, që ka nxitur interesimin e një varg të klubeve, mes tyre edhe Tottenhamit.
Megjithatë, sulmuesi boshnjak pritet të qëndrojë në Etihad Stadium së paku deri në fund të sezonit, para se të vendosë për të ardhmen e tij.
Kontrata e Dzekos skadon sezonin e ardhshëm, që do të thotë se ai do të jetë në gjendje të largohet për një çmim më të volitshëm dhe të kërkojë kushte më të mira nga klubi i ardhshëm.
Për të janë të interesuar edhe disa skuadra italiane, mes tjerash edhe Roma. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS