RSS

Balotelli sheh kah Kupa e Botës

Sulmuesi i Milanit dhe Italisë, Mario Balotelli, shpreson t’i heshtë kritikët duke shkëlqyer në Kupën e Botës që zhvillohet në Brazil verën e ardhshme.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Manchester Cityt ka folur për të përditshmen britanike The Sun duke zbuluar se ai e sheh garën e verës së ardhshme si mundësi për ta ngritur veten si sulmuesi më i mirë në botë.
“Brazili është koha e përkryer për mua për ta pozicionuar veten si sulmuesi numër një në botë. Kupa e Botës është vendi ku dua ta lë gjurmën time. Lojtarët më të mirë gjithmonë performojnë në fazat më të mëdha”, ka thënë 23-vjeçari.
Italia është caktuar në një grup të vështirë ku do të ketë përballë Anglinë, Uruguain dhe Costa Rican. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS