RSS

Lazio, Hernanes del në krah të Petkoviç

Nga hero në një trajner të kritikuar dhe në fije të perit. 26 maji kur Lazio fitoi Kupën e Italisë në finalen kundër Romës, gjërat kanë ndryshuar shumë, Vladimir Petkoviç nuk është më i paprekshëm, madje ka nga ata që mendojnë se do të largohet përpara festave sepse gishti i akuzës për rezultatet e dobëta drejtohet pikërisht ndaj teknikut boshnjak. Por nëse ambjenti jashtë shoqërisë duket i përçarë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për atë që po ndodh brenda dhomave të zhveshjes. Njëri prej zhgënjimeve të këtij sezoni, i cili është përdorur me pikatore nga Petkovic, braziliani Hernanes, del në krah të trajnerit nëpërmjet një postimi të gjatë të publikuar në Facebook.
“Nuk e di nëse ky është momenti i duhur por unë do të flas sepse nuk dua t’ia di. Po zgjedh facebook për të përgëzuar trajnerin. Në këto momente po kalojmë disa vështirësi dhe është ai që duhet të shpjegojë pas çdo ndeshjeje atë që po ndodh. Një moment i tillë në futboll ndodh shpesh, por me siguri jam i bindur për diçka. Pasi fituam Kupën e Italisë ishte e thjeshtë për të gjithë të na uronin, por në këto momente janë pak ata që mund të sillen si njerëz me principe dhe e duan skuadrën si ai. Të lumtë Vladimir Petkoviç, je një trajner me karakter të fortë. Unë jam me ty”.
Aktualisht Lazio mban mesin e klasifikimit në Serie A me vetëm 17 pikë, 4 më shumë se zona e ftohtë, ndërsa ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Europa League. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS