Tulisa e dashuruar pas Adnan Januzaj
Adnan Januzaj deri tani është përpjekur të mbajë larg mediat rozë nga jeta e tij private, por mesa duket shtypit britanik ka gërmuar në privatësinë e futbollistit duke dalë në përfundimin, se e dashura aktuale e 18-vjecarit është këngëtarja britanike Pop, Tulisa, e cila mendohet se i ka rrëfyer shoqeve të saj se është e dashuruar me futbollistin. Adnani dhe Tulisa janë parë të shoqërohen jo pak kohët e fundit, dhe sipas mediave britanike, dy të rinjtë janë në lidhje me njëri tjetrin. Këto të fundit mendojnë se Tulisa, duke qënë dhe shtatë vjet më e madhe se Januzaj nuk është e dashura perfekte për të por gjithsesi janë të mendimit, se Adnani si i ri që është në botën e futbollit ka nevojë të marrë pak përvojë dhe në këtë rast lidhje me Tulisën mund të jetë ajo idealja.






