RSS

Finalistët e Topit të Artë shpallen zyrtarisht

Cristiano Ronaldo, Leo Messi dhe Franck Ribery janë tre finalistët e Topit të Artë FIFA për vitin 2013, çmim që do të jepet më 13 janar 2014 në Kongresshaus të Zyrihut. Sipas sondazheve të fundit, duket se portugezi i Realit është ai që ka më shumë mundësi për ta fituar këtë çmim prestigjioz, por nuk duhen harruar trofetë e fituara nga Ribery. Këta tre futbollistë u përzgjodhën nga një listë për 23 lojtarësh, ku binte në sy prania e 6 futbollistëve të Bayern Munchen: Neuer, Lahm, Schweinsteiger, Ribery, Robenn, Müller. Gjithashtu, u bënë të ditur tre trajnerët që aspirojnë për titullin e trajnerit më të mirë të vitit. Ata janë Jupp Heynckes, Jurgen Klopp dhe Sir Alex Ferguson. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS