RSS

Chelsea të përpiqet të transferojë Falcaon

Chelsea është i vendosur të provojë maksimumin për të transferuar sulmuesin Radamel Falcao nga Monaco në afatin kalimtar të janarit.

Daily Star Sunday shkruan se Falcao ende është në një formë fantastike dhe se vazhdon të jetë një lojtar i preferuar nga Jose Mourinho.
Sipas burimeve franceze, kolumbiani 27-vjeçar nuk është i lumtur në Francë dhe se Mourinho do të ishte i gatshëm të paguajë 60 milionë euro për ta transferuar atë.
Por, zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev, së fundi ka thënë se lojtari nuk do të shkojë askund në një të ardhme të afërt.
“Ai është shumë i lumtur këtu, ai ndjehet shumë mirë në Monaco. Atij i pëlqen klubi”, ka thënë Vasilyev. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS