RSS

Ozil: Liga Premier, më e mira në botë

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, nuk ka dyshime se Liga Premier është liga më e mirë në botë.

Ozil gjatë verës së kaluar u largua nga Real Madridi për të vazhduar karrierën në Ligën Premier, te Arsenali.
“Unë kam luajtur në tre ligat më të fuqishme të botës – Gjermani, Spanjë dhe Angli – andaj e di se për çfarë po flas”.
“Për mua, liga më e mirë është ajo angleze. Është shumë kompetitive”, ka thënë turku me nënshtetësi gjermane. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS