RSS

Allegri lavdëron Balotellin

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se Mario Balotelli mund të jetë mahnitës kur është i qetë, pasi sulmuesi mbrëmë shënoi dy herë për të nxjerrë një pikë në barazimin 2-2 ndaj Livornos.

“Mendoj se Mario është shumë i qetë për momentin; ai luajti mirë në të dyja pjesët. Ai ende ka hapësirë për përmirësim, por ai mund të jetë i tmerrshëm”.
“Nuk është e lehtë për askënd të vijë këtu dhe të luajë, por sapo kaluam në epërsi, ne duhet të ishim mbrojtur më mirë si ekip”.
“Sot unë festova ndeshjen time të 100-të në Serie A dhe do të doja ta festoj atë më ndryshe. Ne ishim në shumë presion nga Livorno dhe goli i dytë mund të ishte shmangur. Është zhgënjyese, pasi e gjitha ndeshjet tona po shijojnë të njëjtën rrugë”.
“Meritat shkojnë për Livornon, por ishte faji jonë gjithashtu. Le të shpresojmë se kjo ndeshje do të shërbejë si mësim për të kuptuar se nuk ka ndeshje të lehta”, ka thënë Allegri. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS