RSS

Reali nuk fiton ndaj një ekipi të Segunda B

Real Madridi nuk ka arritur të shënojë fitore si mysafir i klubit CD Olimpic de Xativa që bën gara në Segunda Division B – Group 3 (niveli i tretë i sistemit të ligës spanjolle).

Në ndeshjen e zhvilluar në Estadio La Murta, e cila ishte e vlefshme për Kupën e Mbretit, rrjetat nuk u prekën.
Megjithëse, Los Blancos patën në formacionin bazë lojtarë të tillë, si Daniel Carvajal, Casemiro, Nacho, Jese Rodriguez e Alvaro Morata, ata është dashur të regjistronin fitore duke marrë parasysh nivelin e kundërshtarit.
Sido që të jetë, Reali e ka në duart e veta kualifikimin në 1/8 e finales së Copa del Rey, pasi ndeshja kthimit zhvillohet në Santiago Bernabeu. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS