Menaxheri i Atletico Madrid, Diego Simeone, ka lavdëruar mesfushën e tij pas fitore 4-0 ndaj Sant Andreu në kuadër të Kupës së Spanjës.
“Çdo skuadër duhet të shënojë për ta fituar ndeshjen dhe nëse disa anëtarë të ndryshëm të ekipit janë të aftë ta gjejnë rrjetin, kjo vetëm se do t’i sjellë dobi ekipit”.
“Sot, Raul [Garcia] shënoi një herë, Arda dy gola dhe kjo na vendos neve në një pozitë të mirë”.
"Koke ka lindur për të luajtur në qendër. Ne e kemi aktivizuar më shumë në krahë së fundi, por që ai të luajë sërish në mes është një opsion të cilin ne mund ta përdorim në ndeshje të caktuara kundër skuadrave të caktuara”.
“Rezultati ishte fantastik por, mbi të gjitha, unë isha i kënaqur me qasjen e lojtarëve. Ata e trajtuan këtë ndeshje, një sfidë kupe, me sasinë e respektit që meriton”, ka thënë argjentinasi.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 18 dhjetor në Vincente Calderon. /TS/






