Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ka deklaruar se skuadra e tij ka probleme, pas humbjes prej 3-2 nga Stoke City.
“Nuk ndjehem mirë t’ju them se çfarë po mendoj për ndeshjen. Jemi në telashe”.
“Pas 30 minutash duhej të ishim 3-0 ose 4-0, por nuk ishim. Kur luan aq mirë dhe e ke aq lehtë të gjesh hapësira, ndërsa kur tre lojtarët prapa sulmuesve luanin aq mirë, duhet ta përfundosh ndeshjen, por ne nuk e bëmë”.
“Luajtëm jashtëzakonisht mirë në fillim të ndeshjes, Mata, Hazard dhe Schurrle luajtën shumë, shumë mirë”.
“Por nuk shënuam gola të mjaftueshëm dhe përkundrazi bëmë gabime në mbrojtje dhe pranuam”.
“Jemi skuadër që nuk jemi në gjendje të mbrohemi ndaj skuadrave fizike, prandaj duhet të shënojmë kur e kemi lojën në duart tona”, ka deklaruar Mourinho. /TS/

.jpg)




