RSS

Berisha preferon Sunderlandin para Liverpoolit

Sulmuesi shqiptar i Halmstads, Valmir Berisha, thotë se ai do të preferonte një kalim te Sunderlandi se sa te Liverpooli.

Ylli i Botërorit U17 mendon se ai do të ketë një shans më të mirë për të avancuar te një klub më i vogël.
“Mendoj më parë do të zgjidhja të mos shkoja te ndonjë klub i madh si Liverpooli. Mendoj më shumë [do të shkoja] te një si Sunderland”.
“Ky mund të jetë një klub i cili më do të më përshtatej mua. Dhe nëse jam i sinqertë, unë tashmë kam folur me ta”.
“Ata më kanë thënë se mosha ime nuk është e rëndësishme. Nëse do të jem mjaft i mirë, do të luaj”, ka thënë Berisha. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS