RSS

Leonardo: PSG bëri gjithçka për transferimin e CR7

Ish-drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo, ka thënë se kishte provuar gjithçka për ta transferuar Cristiano Ronaldon nga Real Madridi.

Ai ka treguar po ashtu se gjatë kohës sa ishte te kampioni i Francës, ata ishin përpjekur që ta blinin edhe mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba.
“Pogba ka nivelin për të luajtur te PSG, pa dyshim. Jemi interesuar për të dhe kemi menduar se do të ishte një investim i shkëlqyer, sepse ai është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë”.
“Po ashtu kemi menduar që ta transferojmë Ronaldon. Bëra gjithçka në kuadër të ligjeve të shkruara që ta sillja në Paris, por ishte e pamundur që ta bindja të largohej nga Real Madridi”, ka deklaruar Leonardo përTelefoot.
Mirëpo, përkundër dështimit për të blerë këta dy futbollistë, braziliani ka thënë se “asnjë klub nuk e ka skuadrën e Paris Saint-Germainit, asnjë ekip tjetër nuk ka forcë të tillë sulmuese”. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS