Pas humbjes në Ligën e Kampionëve (2-1 nga Ajaxi), Barcelona është mposhtur edhe në La Liga nga Athletic Bilbao.
Në ndeshjen që u zhvillua të dielën mbrëma në San Mames, katalunasit pësuan me rezultat 1-0.
Vendasit patën rastet më të mira në gjysmën e parë, sidomos të krijuara përmes të rrezikshmit Susaeta dhe i sfiduan mysafirët në të gjitha aspektet, përkundër se Blaugranët kishin posedimin. Sidoqoftë, rrjetat heshtën.
Bilbao kaloi në epërsi në minutën 70-të kur topin e Susaetas e shfrytëzoi Iker Muniain për ta mposhtur Pinton.
Barcelona mbetet në krye të tabelës me 40 pikë, aq sa ka edhe Atletico Madridi në vend të dytë. Diferenca me Real Madridin ngushtohet në tri pikë.
Nga ana tjetër, Athletic Bilbao mban vendin e katërt në tabelë me 29 pikë të fituara pas 15 javësh./TS/






