Paris Saint-Germaini e ka fituar me rezultat të thellë prej 4-0 derbin e kësaj jave kundër Lyonit që u zhvillua në Parc de Princes.
Pas një harkimi nga këndi të Lucas, Edinson Cavani e hapi takimin (36’).
Sulmuesi uruguaian arriti të nxjerrë një penalti, të cilën e konvertoi në gol Zlatan Ibrahimovic (41’).
Thiago Silva e shënoi golin e tretë të vendasve pas një tjetër harkimi nga këndi të Lucas (61’).
Zlatan Ibrahimovic u ndalua në mënyrë të parregullt në zonë dhe e shënoi golin e dytë personal nga pika e bardhë (83’).
Paris Saint-Germaini është katër pikë përpara ndjekësit të parë, Lille. /TS/






