Andres Iniesta është shprehur i zhgënjyer pas humbjes së Barcelonës të dielën mbrëma dhe ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të jenë më efikas për t’i fituar ndeshjet.
Blaugranët pësuan me rezultat 1-0 nga Athletic Bilbao në San Mames që shënon humbjen e dytë radhazi, pas asaj në Ligën e Kampionëve.
“Humbjet gjithmonë ndodhin për një arsye, por nuk mendoj se këtë mund ta krahasojmë me ndeshjen ndaj Ajaxit”.
“Patëm disa momente të mira, por duhet të jemi më efikas. E kishim ndeshjen nën kontroll, por goli na dëmtoi shumë”, ka deklaruar spanjolli.
Barcelona gjendet në krye të tabelës me pikë të barabarta me Atletico Madridin./TS/






