RSS

Perez po i largon ‘tradhtarët’ sipas paralajmërimit të Mourinhos

Një vit para se të largohej nga Real Madridi, Jose Mourinho e kishte paralajmëruar presidentin Florentino Perez për ekzistimin e shtatë ‘tradhtarëve’ në skuadër, të cilët i ka quajtur “dele të zeza”.

Sipas tij, Iker Casillas, Sergio Ramos, Marcelo, Gonzalo Higuain, Kaka, Raul Albiol dhe Mesut Ozil po e pengonin përparimin e ekipit duke sabotuar, shkruan El Pais.
Edhe pse në fillim nuk i kishte besuar, pas humbjes prej 4-1 nga Borussia Dortmundi në Ligën e Kampionëve (ku prej tyre u angazhuan Ramos, Ozil, Higuain dhe Kaka si zëvendësues), Florentino kishte filluar të mendojë seriozisht për fjalët e portugezit.
Dhe gjatë kohës kur po negocionte me trajnerin Carlo Ancelotti e ka vënë në pah këtë temë. Kështu, që në fillim të sezonit, ai i largoi katër prej tyre: Higuain (Napoli), Kaka (Milan), Albiol (Napoli) dhe Mesut Ozil (Arsenal).
Situata e portierit Casillas vazhdon të mbetet e tensionuar dhe duket se qëllimi i klubit është që t’ia ulë rëndësinë që ka për tifozët para se ta shesë.
Po ashtu, kohët e fundit është folur për një ‘çarje’ mes Sergio Ramos dhe drejtuesve të klubit, ashtu që të dy këta lojtarë pritet të largohen gjatë verës së ardhshme.
Vetëm Marcelo ka gjasa që t’i mbijetojë zemërimit të Perez. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS