Gjatë kësaj jave pritet që përfaqësues të Romës të takohen me zyrtarë të Barcelonës për të diskutuar rreth një oferte për sulmuesin e ri, Tonny Sanabria.
Paraguaiani 17-vjeçar qe një kohë është shënjestër e Arsenalit, por Sport raporton se Giallorossët janë të interesuar të mësojnë çmimin e tij.
Klubi italian dëshiron të arrijë një marrëveshje miqësore dhe jo të jetë i detyruar që të paguajë klauzolën për prishjen e kontratës së futbollistit.
Edhe pse trajneri Tata Martino dhe drejtori sportiv, Andoni Zubizarreta, duan ta mbajnë, Sanabria nuk mendon se Barca është vendi i duhur për zhvillimin e tij si lojtar.
Futbollisti i ri aktualisht është i angazhuar te Barcelona B./TS/






