Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Zlatan Ibrahimovic, thotë se Edinson Cavani është njeriu për të cilin ka pasur nevojë kampioni i Ligue 1.
“Prania e Cavanit i bën gjërat më të lehta për mua. Ne i ndihmojmë njëri-tjetrit. Nëse nuk shënoj unë, shënon ai. Kjo është diçka që na ka munguar në sezonin e kaluar”.
“Ai angazhohet shumë edhe në mbrojtje dhe është një shtesë e mirë për skuadrën”.
“Neve na nevojitet dikush si ai dhe jemi skuadër më e fortë se në edicionin e kaluar. Nëse Cavani shfrytëzohet në mënyrën e duhur, ai i jep shumë ekipit”, ka deklaruar Ibra për L'Equipe.
Më tej, suedezi ka thënë se PSG mund ta mposhtë çdo kundërshtar nëse zhvillon lojën e vet, megjithatë ka pranuar se klubi francez nuk është në të njëjtin nivel me disa nga klubet e kaluara ku ka luajtur.
“Ky PSG është ekip i shkëlqyer, por skuadra e Barcelonës në të cilën kam luajtur ishte diçka tjetër, Milani ishte fantastik, po ashtu edhe Juventusi”, ka shtuar 32-vjeçari. /TS/






