Drejtori sportiv i Monacos, Vadim Vasilyev, e ka bërë të qartë se klubi francez nuk do ta lejojë largimin e Radamel Falcaos në afatin e janarit.
Sulmuesi kolumbian kaloi gjatë verës te klubi i Ligue 1 nga Atletico Madridi, mirëpo mediat po spekulojnë se klubet e mëdha po përgatisin oferta të majme për ta joshur atë gjatë afatit kalimtar dimëror.
“Ai është shumë i lumtur këtu. Ai ndihet shumë mirë në Monaco”.
“Ne kemi darkuar me të, gruan e tij dhe presidentin para disa ditësh, dhe ai e do klubin dhe qytetin”.
“Prandaj nuk ka kurrfarë problemi dhe ai nuk do të largohet në janar. Kjo është e sigurt”, ka deklaruar Vasilyev./TS/






