Sergio Ramos ka përgënjeshtruar njoftimet e fundit se planifikon të largohet nga Santiago Bernabeu.
Mediat kanë raportuar se mbrojtësi spanjoll do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, pasi i ka prishur raportet me presidentin Florentino Perez për pagën e tij dhe me trajnerin Carlo Ancelotti pas ndeshjes ndaj Galatasarayt.
“Po e përsëris, dallimet tona nuk kishin të bëjnë me kontratën. Kam edhe tre vite këtu dhe jam i qetë dhe nuk planifikoj të largohem”.
“Ndjehem i privilegjuar dhe po të mundja do të pensionohesha këtu”, citonAS fjalët e Ramos.
Spanjolli 27-vjeçar ka kontratë me Realin deri në verën e vitit 2017. /TS/






