Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka thënë se Arturo Vidal do të nënshkruajë kontratë të re me Bianconerët në javën e ardhshme.
Drejtuesit e Zonjës së Vjetër janë në bisedime me mesfushorin kilian për ta zgjatur kontratën e tij aktuale, e cila skadon në verën e vitit 2016.
“Kemi arritur fazat finale të bisedimeve për rinovimin e Vidal. Do t’i bëjmë gjërat zyrtare në javën e ardhshme”, ka deklaruar Marotta për Sky Sport.
26-vjeçari po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon dhe ka shënuar 10 gola në 20 paraqitje në të gjitha garat.
Marotta ka folur edhe për të ardhmen Paul Pogbas, i cili së fundmi është lidhur me një kalim te Paris Saint-Germaini.
“Pogba po bën një punë të mirë, ndërsa nuk ka interesim konkret për të që do t’ia tërhiqte vëmendjen”, ka sqaruar drejtori i Juves.
Edhe kontrata e mesfushorit francez skadon në verën e vitit 2016./TS/






