RSS

Chelsea përmbys Southamptonin

Skuadra e Chelseat ka arritur të kthehet nga disavantazhi dhe ta mposhtë Southamptonin me rezultat 3-1 në Stamford Bridge.

Blutë u gjetën në disavantazh që në fillim të ndeshjes, pasi Southamptoni shënoi vetëm pas 13 sekondash me anë të Jay Rodriguez, i cili shfrytëzoi një gabim të Essien.
Në minutat e para të gjysmës së dytë, Gary Cahill e barazoi rezultatin (55’).
Një top të mirë të Juan Matas e shfrytëzoi John Terry për ta kthyer rezultatin në favor të vendasve (62’).
Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Demba Ba shënoi golin e parë sezonal në Ligën Premier (90’) dhe të tretin për ekipin vendas.
Chelsea është në vend të dytë në tabelë me katër pikë më pak se pozita e parë që mbahet nga Arsenali. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS