Manchester City ka vazhduar me rekordin e qindpërqindtë të fitoreve në shtëpi duke e mposhtur Swansea Cityn me rezultat 3-0. Kjo ishte fitorja e shtatë në këtë edicion në Etihad Stadium nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Alvaro Negredo krijoi epërsi të hershme me anë të një goditjeje të lirë të mrekullueshme (8’) dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në gjysmën e dytë, Samir Nasri e dyfishoi epërsinë pas një pasimi të shkëlqyer të Yaya Toure (58’).
Nasri ishte realizues edhe i golit të tretë të vendasve (77’), kurse kësaj radhe asistoi Pablo Zabaleta.
Manchester City pozicionohet në vend të tretë në tabelë me 25 pikë, gjashtë më pak se lideri Arsenal. /TS/






