Fulhami i ka ndarë rrugët me trajnerin Martin Jol, pas humbjes prej 3-0 nga West Hami. Vendin e tij e ka zënë Rene Meulensteen.
Ish-trajneri i Tottenhamit ka qenë nën presion pas një fillimi jo të mirë të sezonit dhe është spekuluar që mund të shkarkohet.
Mirëpo, humbja e të shtunës që e lë Fulhamin në tri vendet e fundit në tabelë, ka bërë që shefat e klubit t’ia tregojnë derën.
“Sot bisedova me Martinin për ta falënderuar për përpjekjet që ka bërë me Fulhamin në tri sezonet e kaluara e sidomos pasi që unë u bëra kryetar këtë vit”, thuhet në një deklaratë të pronarit Shahid Khan. /TS/






