RSS

Thiago: Largimi nga Barca, vendimi më i mirë

Thiago Alcantara thotë se vendimi për t’u larguar nga Barcelona dhe për t’iu bashkuar Bayernit të Munichut gjatë verës, ithe vendimi më i mirë në jetën e tij.

Spanjolli po ashtu ka thënë se prania e Pep Guardiolës në postin drejtues të klubet gjerman, luajti rol kyç në transferimin e tij.
“Ishte vendimi më i mirë në jetën time të vij këtu në Munich. Jam shumë i lumtur këtu. Çdokush e di historinë e madhe të këtij klubi”.
“E njoh trajnerin dhe skuadra është vërtet e fuqishme – kjo është arsyeja se pse kam vendosur të vij këtu. E kam njohur Guardiolën që kur kam qenë 18 vjeç. Kam mësuar shumë nga ai”.
“Dhe, nëse ju e përzieni stilin gjerman të lojës me stilin e Pep, mbase kjo përzierje na bën neve edhe më të fuqishëm”, ka thënë Alcantara. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS