Lazio raportohet se është duke menduar të shkarkojë trajnerin Vladimir Petkovic dhe ta zëvendësojë atë me Simone Inzaghin.
E ardhmja e trajnerit serb në kryeqytetin italian është e pasigurt duke marrë parasysh rezultatet e dobëta të arritura së fundit dhe faktin se ai është duke u lidhur me detyrën e përzgjedhësit të Zvicrës.
Lazio ka fituar vetëm një nga 10 ndeshjet e fundit në Serie A, një seri e cila i ka pozicionuar ata në vendin e 12-të të tabelës.
Inzaghi, një ish-sulmues i Lazios dhe vëllai i legjendës së Milanit, Pippo, aktualisht është duke drejtuar ekipin e të rinjve të Lazios, Allievi.
Corriere dello Sport shkruan se Inzaghi mund të jetë një zëvendësim përkohshëm deri në ardhjen e mundshëm të trajnerit të Baselit, Murat Yakin. /TS/






