RSS

Ronaldo ëndërron Kupën e Botës

Cristiano Ronaldo thotë se fitimi i Kupës së Botës do t’i tejkalonte të gjitha arritjet e tij të deritanishme.

Superylli i Real Madridit e dërgoi përfaqësuesen e Portugalisë në ‘Brazili 2014’ pas katër golave që ia shënoi Suedisë në dy ndeshjet e ‘play-offit’.
Kombëtarja e tij bën gara në Grupin G së bashku me Gjermaninë, Ganën dhe SHBA-të dhe nuk është një nga favoritet për ta fituar trofeun.
“Ëndrra ime dhe ëndrra e të gjithëve është që të fitojnë diçka aq të rëndësishme si Kupa e Botës, mirëpo duhet t’i mbajmë këmbët në tokë, shpresoj që Portugalia të jetë në mes të më të mirëve”.
“Ka edhe shumë kohë deri te Kampionati Botëror dhe unë jam i fokusuar te klubi im, dua të fitoj gjithçka dhe pastaj do të mendojmë për Kampionatin Botëror”, ka thënë CR7 për AS. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS