RSS

Simeone: Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ua ka kujtuar lojtarëve të tij që të mos entuziazmohen nga forma e shkëlqyer.

Ekipi i Simeones pa problem mposhti Elchen me rezultat 2-0 në udhëtim mbrëmë duke regjistruar fitoren e 13-të nga 15 ndeshje kët sezon, e po ashtu duke zgjeruar ecurinë e pamposhtshmërisë në nëntë.
Me këtë fitore Atletico u barazua me pikë me Barcelonën në tabelë në vendin e parë, por katalanasit kanë një sfidë më pak të zhvilluar dhe Simeone ka bërë thirrje për qetësi.
“Pas impenjimit që lojtarët bënë në Rusi, ata janë pëgjigjur shumë mirë. Unë besoj se ky është moment shumë i mirë për tifozët e Atletico Madridit. Unë e paramendoj se ata janë të kënaqur, por ne duhet të distancohemi nga ky fakt”.
“Ne duhet që të marrim secilën ndeshje një nga një. Filozofia punon mirë për ne, pasi që do të thotë se ne mund të përqëndrohemi në sfidën e ardhshme”.
“Ne do të kemi nevojë që të analizojmë çdo gjë teksa kampionati vazhdon të luhet dhe po shkon drejt fundit”, ka potencuar Simeone./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS