
Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, ka lëvduar shpirtin luftarak të ekipit të tij pas fitores së vështirë prej 3-1 ndaj Mainzit në transfertë.
Vizitorët kaluan në epërsi në pjesën e dytë me një supergol të Aubameyang nga gjuajtja e lirë, por një penalti e Mainzit bëri që rezultati të balansohet, para dy penaltive tjera për Dortmundin që rezultuan me fitore.
“Ne fituam me një mbrojtës që nuk luajti që gjashtë muaj (Piszczek) dhe me një qendër-mbrojtës (Manuel Friedrich) që ishte jashtë fushave për tetë muaj”.
“Unë jam totalisht i kënaqur me rezultatin dhe me zhvillimin e takimit. Ky ishte shpirt i madh luftarak”, ka deklaruar Klopp.
Dortmundi është në vendin e tretë në Bundesliga me shtatë pikë më pak se lideri Bayern Munich./TS/





