Ronaldos i sigurohen këmbët nga lëndimet !
Mbretërit e Real Madrid kanë lidhur një marrëveshje të re për të siguruar këmbët e Cristiano Ronaldo. 103 milionë euro është vlera që duhet të paguajë shoqëria e sigurimeve nëse sulmuesi portugez pëson një dëmtim të rëndë.Ky dëmshpërblim është 3% më i lartë se ai i vitit të kaluar.Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi që është i siguaruar te madrilenët, pasi duart e Iker Casillas vlejnë më shumë se 7 milionë euro./TS/






