RSS

Gjermania i shpërblen futbollistët me nga 300 mijë euro, nëse e fitojnë Botërorin!

Federata e futbollit të Gjermanisë ka caktuar premiot për lojtarët në rast se anëtarët e reprezentacionit të tyre e ngrejnë trofeun e kupës së botës.

Gjermania është ndër konkurrentët për të fituar botërorin vitin e ardhshëm, dhe për këtë arsye federata ka motivuar reprezentuesit me premia të larta. Në atë rast secili lojtar do të fitonte bonus prej 300 mijë euro, plasmani në gjysmëfinale ju siguron nga 100 mijë euor, ndërsa cerekfinalja nga 50 mijë euro. Vetëm pjesëmarrja në botëor u ka siguruar futbollistëve nga 150 mijë euro, transmetojnë mediet gjermane./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS