RSS

Muller kërkon motivim më të madh të Bayernit

Mesfushori i Bayern Munichut, Thomas Muller thotë se ekipi bavarez ka pasur mungesë të motivimit në fitoren prej 2-0 ndaj Braunschëeigut.

Një dy-golësh nga Arjen Robben e vulosi fitoren e bavarezëve dhe zgjeroi ecurinë e pamposhtshmërisë në 39 ndeshje, teksa Muller ka pasur kritika për ekipin, pasi thotë se ata nuk ishin të motivuar aspak.
“Ne bëmë atë që duhej bërë. Nuk ishte lehtë sepse luajtëm ndaj Dortmundit dhe CSKA-së të dy ndeshje të vështira këto. Ne kemi dashur të shënojmë shpejt e t’i shmangim problemet”.
“Ndeshja ndaj Augsburgut do të jetë shumë e vështirë, është një ndeshje e eliminimit direkt, kështu që motivimi nuk do të jetë problem. Ne duhet që të rrisim motivimin dhe duhet të jemi në elementin tonë”, ka thënë Muller. /TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS