RSS

Ancelotti: Bale, jo aq i rrezikshëm sa Di Maria

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e ka shpallur Angel Di Marian si njeri të ndeshjes në shkatërrimin prej 4-0 të Valladolidit të shtunën.

Uellsiani Gareth Bale i mori të gjitha kryetitujt e gazetave dhe mediave të njohura për hettrikun e tij të parë në fanellën e klubit mbretëror.
Por, Ancelotti beson se dikush tjetër luajti më mirë dhe se Bale nuk është më i rrezikshëm se ai.
“Paraqitja e Di Marias ishte fantastike. Ai ishte lojtari jonë më i rrezikshëm dhe ai i përshtatet pozitave të ndryshme në fushë”.
“Unë nuk e di nëse kjo ishte ndeshja jonë më e mirë, por ne duhet të vazhdojmë të luajmë kështu. Bale është adaptuar plotësisht në ekip. Ai ka shumë besim dhe është shumë i rëndësishëm për ne”.
“Unë nuk e kam një formacion të përkryer, unë kam më shumë se 11 lojtarë. Tani për moment po funksionojmë mir. Mendoj se ekipi është mirë i balansuar për momentin. Ne jemi mbrojtur mirë. Ishte ndeshje e vështirë”, ka deklaruar Ancelotti./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS