Ylli i Bayern Munichut, Frnck Ribery, ka zbuluar se ai ishte i zhgënjyer nga deklarimet e Mamadou Sakho se ai do të kishte votuar për Cristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë në botë.
Ribery ishte një prej lojtarëve më të mirë të Bayernit dhe është një prej favoritëve më të mëdhenj për të fituar Topin e Artë këtë vit, por Ronaldo ka bërë rikthim pozitiv duke shënuar shumë gola.
Ishte Mamadou Sakho ai që konfirmoi se do të votonte për Cristiano Ronaldon po të kishte mundësi dhe bashkëkombasi i tij, Franck Ribery, është ndarë i zhgënjyer shumë me këto pohime.
“Sakho më zhgënjeu”.
“Ai më ka zhgënjyer me atë që ka thënë së fundmi. Sidoqoftë, kështu është në futboll. Ai e dha mendimin e tij. Kjo është jeta. Nuk është ndonjë gjë serioze”, u shpreh Ribery./TS/






