RSS

Mourinho deshi ta mbante Lukakun

Mediat britanike raportojnë se menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, nuk deshi ta huazonte Romelu Lukakun në fillim të këtij sezoni.

Sipas Daily Mail, plani ishte që nga skuadra të largohej Demba Ba, mirëpo Blutë nuk arritën marrëveshje me Arsenalin për çmimin e huazimit.
Topçinjtë refuzuan të paguanin dy milionë funte për senegalezin, ndërsa futbollisti belg kërkoi të largohej.
Kjo bëri që drejtuesit e Chelseat t’i ndryshonin menjëherë planet – ta mbanin Ba dhe ta huazonin Lukakun.
Romelu Lukaku u transferua në Stamford Bridge në vitin 2011, ndërsa këtë sezon po shkëlqen te Evertoni./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS