Milani ka arritur që më në fund të shënojë fitore dhe atë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Catanias me rezultat 3-1 në Sicili.
Pjesa e parë filloi shumë keq për Rossonerët shumë në nevojë për pikë. Kjo pasi qysh pas 13 minutash lojë ishte Castro ai që hyri në zonën Rossonere dhe me një goditje të devijuar nga Bonera realizoi për 1-0.
Sidoqoftë, Rossonerët reaguan si burra. Në minutën e 20-të ishte Riccardo Montolivo ai që e barazoi rezultatin për 1-1.
Ky ishte rezultati i pjesës së parë, teksa në pjesën e dytë ndodhi edhe një presion më i madh nga Rossonerët.
Mario Balotelli në minutën e 63-të e tregoi se është në formë me një gol nga gjuajtja e lirë për 2-1.
Rezultatin final e vendosi askush tjetër pos Leite Kakas, për 3-1 në minutën e 81-të.
Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e tetë me 17 pikë pas 14 javësh. Milani është 17 pikë larg nga lideri Juventus, që sonte i shkon Udineses./TS/






