Andriy Shevcenko hyri nga dera kryesore në historinë e Milanit. Protagonist i madh në rastin e Champions League të fituar nga kuqezinjtë në vitin 2003 ish futbollisti ukrainas rikthehet të flasë për skuadrën që id ha mundësinë të fitonte Topin e Artë në 2004-ën.
“Milani ka mbetur në zemrën time, - zbulon në një intervistë ish sulmuesi, do ti jem gjithmonë mirënjohës këtij klubi, tifozëve të tij dhe të gjithë të apasionuarve italianë. Do ta dua për të gjithë jetën këtë fanelllë, duke kujtuar vitet e mrekullueshme të kaluar në Milano, vite të pasur me fitore, emocione dhe passion. Milani për milanistët është një frazë që dëgjohet shpesh në Milanello, dhe ku i dihet ndoshta një ditë ukrainasi mund të rikthehet si trajner. “
Nuk mund ta duish kurrë se cfarë të rezervon jeta, - përgjigjet Shevcenko, - unë kur kthehem te Milani ndihem si në shtëpi, i rrethuar nga afeksioni i njerëzve, një ndjesi që ma mbush zemrën”.






