Juventus mendon për Mandzukiç
Mario Mandzukiç ka përfunduar në “radarët” e Juventusit. Kroati i Bayern Munich mund të mos gjejë hapësirën e dëshiruar te bavarezët sezonin tjetër me ardhjen e mundshme të Robert Lewandowski, e për këtë arsye pritet të largohet nga “Allianz Arena”. “Zonja e Vjetër” kërkon të përfitojë nga situata për të sjellë në Torino sulmuesin./TS/






