RSS

Scolari te Barça pas Botërorit

Pavarësisht konfirmimeve që vijnë nga drejtuesit e Barcelonës mbi vazhdimësinë e trajnerit Gerardo Martino edhe pas sezonit aktual, krejt të kundërta janë lajmet që vijnë nga Amerika e Jugut për teknikun argjentinas.
Trajneri aktual i kombëtares braziliane të futbollit, Luis Felipe Skolari mund ti zërë Tatas vendin në stolin blaugrana sezonin e ardhshëm, sic bëri të ditur gazetari anglez i Sky Sports Graham Hunter në programin Revista e La Ligas në televizionin brazilian Globoesporte. Gjatë pjesëmarrjes së tij në program Graham i pyetur nëse trajneri aktual i Barcelonës do të qëndrojë në vendin e tij gazetari i cili jeton në Spanjë dhe është i specializuar për cështjet e futbollit iberik u përgjigj “Kam frikë se jo, Besoj se synimi i presidentit Rosell është që të marrë Scolarin pas Kupës së Botës” deklaroi Hunter.
Zërat për një largim të mundshëm të argjentinasit dolën në pah ditët e fundit, kur një tjetër gazater argjentinasi Juan Godoi deklaroi se Martino nuk ndihet aspak komod në Camp Nou dhe po mendon largimin në fund të sezonit. Martino ju ka rrëfyer personave të rrethit të tij më të ngushtë se nuk ndihet mirë te Barcelona nuk është i lumtur aty dhe kërkon të largohet në fund të sezonit komentoi argjentinasi.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS