RSS

Ronaldo “djeg” Ronaldon: Topi i artë për Messin

Fenomeni kundër Cristianos. Ronaldo “djeg” Ronaldon. Nuk është një derbi brenda familjes pasi edhe pse mbiemrin e kanë të përbashkët nuk i lih asgjë për sa i përket gjakut. Fenomeni Ronaldo Luis Nazaria de Lima i intervistuar nga një televizion brazilian voton edhe një herë Lionel Messin për Topin e Artë.
“ Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy futbollistët më të mirë në botë, por për cështje teknike unë zgjedh Messin”.
Dicka e cuditshme që Ronaldo nuk përmend kandidatin e tretë për Trofeun, francezin Franck Ribery por edhe për këtë fenomeni e ka një shpjegim.
“Unë nisem nga një analizë teknike për të vlerësuar një futbollist, ndërsa kriteret që merren në konsideratë për dhënien e Topit të Artë janë më kompleksivë”.
Ish sulmuesi i Barcelonës, Interit dhe Realit të Madridit foli dhe për bashkëatdhetarin e tij të ri Neymar, për të cilin shikon përpara një të ardhme të ndritur.
“ Do të bëhet një futbollist i madh dhe do të hyjë në histori si një nga më të mirët e Brazilit, por edhe të botës. Është në rrugën e duhur, ka karizëm, është i përqëndruar te ajo që duhet të bëjë dhe është profesionist”.

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS