Shorti i Uefa Champions League vuri përballë për të dytin sezon rradhazi në raundin e 1/8 Bajernin e Mynihut ndaj Arsenalit. Sfida midis tyre do të jetë një nga përballjet më të forta të kësaj faze. i këtij mendimi është edhe shefi ekzekutiv i klubit Bavarez Karl Heinz Rummenigge.
“Ne nuk dëshironim që të ndesheshim me Arsenalin, më shumë preferonim një përballje me Zenitin. Por ky është shorti nuk ke cfarë të bësh. Ne do ta respektojmë Arsenalin pasi ata kanë një skuadër të fortë dhe kanë në ekip tre futbollistë të kombëtares gjermane si Per Mertesacker, Mesut Ozil dhe Lukas Podolski. Do të jenë dy përballje të vështira ndaj tyre por ne do të kërkojmë me cdo kusht kualifikimin”.
Bayerni u përball edhe sezonin e kaluar ndaj Arsenalit në fazën e 1/8 të Champions League dhe pas një rezultati të përgjithshëm 3-3 të dy takimeve, skuadra bavareze kaloi në fazën tjetër në saj të sasisë më të madhe të golave të shënuar në fushë kundërshtare duke u shpallur më pas edhe si kampione Europe. Ndeshja e parë midis dy skuadrave do të zhvillohet në 19 shkurt të vitit të ardhshëm në stadiumin “Fly Emirates” ndërsa ajo e kthimit në 11 mars në “Alianz Arena”./TS/






