Vjen menjëherë reagimi I trajnerit të Realit të Madridit, Carlo Ancelotti, pas hedhjes së shortit të 1/8 të Champions Ligë. Sipas 53-vjecarit italian, përballja me Shalke 04 do të jetë e vështirë.
“Janë 1/8 e Championsit dhe gjithmonë është e vështirë. Duhet të jemi shumë të përqendruar. Shalke është ekip me eksperiencë dhe për ne nuk është as shorti i mirë dhe as short i keq. Besoj se në muajin shkurt do të jemi në formën e duhur për të dhënë maksimumin.”
Ndërsa portieri i Los Blankos, Iker Casillas, vlerëson forcën e grupit të Shalkes, si dhe aftësinë e ekipit gjerman për ta goditur kundërshtarin nëpërmjet kundërsulmit.
“Ata janë një skuadrë shumë e fortë nga ana fizike si dhe i menaxhojnë mirë kundërsulmet. Kemi avantazhin e fushës, por fillimisht duhet të shkojnë në Gjermani dhe të fitojmw per te hedhur një hap drejt kualifikimit. Shalke sigueisht që nuk është favorite për ta fituar Championsin, por ne e respektojmë shumë si kundërshtare.”
Për kundërshtarin e radhës në Champions foli gjithashtu edhe Sergio Ramos, sipas të cilit skuadra gjermane ka lojtarë të rëndësishëm dhe mund të të godasë nëpërmjet kundërsulmit. Edhe pse Shalke nuk ka bë përbërje futbollistë të mëdhenj, sipas 27-vjecarit, nuk do të jetë I lehtë kualifikimi në cerekfinale./TS/






