RSS

Gandini: Milani ishte mësuar me Barçën e Realin në short

Umberto Gandini, drejtuesi i Milanit, ka komentuar shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, ku në rrugën e kuqezinjve drejt cerekfinales është vendosur Atletico Madrid.
"Do të kthehemi në Spanjë për tu ndeshur me një skuadër ndaj të cilës nuk jemi mësuar, pasi në vitet e fundit jemi përballur shpesh me Barcelonën dhe Real Madrid. Sigurisht që shorti mund të ishte edhe më i keq. Mungojnë ende dy muaj deri në ndeshjet e 1/8 të finaleve. Sot Atletico është më lart se ne, por duhet të shohim se cila do të jetë gjendja e ekipeve në momentin e përballjes. Kolchoneros po bëjnë një kampionat të madh, teksa ne shpresojmë të kompletohemi në merkaton e dimrit. mendoj që ciftet më interesante të kësaj faze janë Manchester City – Barcelona dhe Arsenal – Bayern."
Sigurisht që një nga prurjet më të rëndësishme për Milanin në janar do të jetë japonezi Keisuke Honda i cili nuk do të përdoret në Champions League. Ai mendohet të jetë si një forcë e shtuar teksa Gandini shpreson që fati të jetë me kuqezinjtë përsa i përket dëmtimeve.
"Hondën e ndoqëm për një kohë të gjatë, por CSKA e kishte futbollistin kryesor dhe shpresonte të arrinin dicka të madhe në Champions. por ne shpresojmë që në ndeshjen e parë të rikuperojmë futbollistët e dëmtuar."
Ndërkohë drejtori sportiv i Atletico Madrid Clemente Villaverde, ka theksuar se kuqezinjtë nuk janë thjesht kundërshtari i radhës, por janë Milani, me një histori të jashtëzakonshme. Megjithatë Villaverde bëri të ditur se djemtë e Simeones do të japin maksimumin për të siguruar cerekfinalet./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS