Cristiano Ronaldo “mbret” I golit për vitin 2013. Portugezi pas mbylljes së vitit kalendarik futbollistik është lojtari që ka realizuar më shumë, duke pasur dhe një diferencë të ndjeshme me cdo rival të tijin.
Asi I Realit të Madridit, pretendenti kryesor dhe për “Topin e Artë”, e mbylli 2013 me 69 gola të shënuar në total, këtu të shpërndara, 38 në kampionat, 15 në Champions League, 6 në Kupën e Mbretit dhe 10 me përfaqësuesen luzitane. Madje dy rivalët e tij në garën për lojtarin më të mirë të vitit, Messi dhe Ribery, kanë shënuar respektivisht 45 dhe 23 gola gjatë këtij viti, aq sa të dy bashkë nuk e arrijnë dot shifrën e CR7.

Argjentinasi gjatë këtij viti ka vuajtur shumë dëmtime dhe kjo sigurisht e ka penguar të ketë të njëjtën performancë si vitet e shkuara. Ndërkohë që përpara Messit, I cili pozicionohet I treti në listën e shënuesve më të mirë të vitit, qëndron Zlatan Ibrahimovic, që e ka tundur rrjetën plot 47 herë. Ndërkohë që në pesëshën më të mirë gjenden dhe Luis Suarez me 42 gola dhe Edinson Cavani me 41. Ndërsa 10-tëshja më e mirë e këtij viti mbyllet me Kun Agueron në kuotën e 30 realizimeve.
Goleadoret e 2013
1º. Cristiano Ronaldo (69)2º. Zlatan Ibrahimovic (47)3º. Lionel Messi (45)4º. Luis Suárez (42)5º. Edinson Cavani (41)6º. Robert Lewandowski (39)7º. Diego Costa (36)8º. Jackson Martínez (33)9º. Robin Van Persie (31)10º. Kun Agüero (30)