Paul Pogba po kthehet në një lider në mesfushën e Juventusit por si për ironi, ky nuk është një lajm i mirë për skuadrën bardhezi, e cila duhet të bëjë llogaritë edhe me klubet më të pasura të Europës që po kërkojnë ta rrëmbejnë ish lojtarin e Manchester United.
Është vetëm 20 vjeç dhe brenda pak muajsh po rrëmben zemrën e tifozëve bardhezinj, të cilët duhet të kryqëzojnë gishtat që Beppe Marotta t’i refuzojë të gjitha ofertat që vijnë në adresë të tij.

Prej disa muajsh, Paris Saint-Germain po troket në “Pinetina” për të transferuar në vendlindje djaloshin francez dhe mund të thuhet me plot gojën se e ardhmja e mesfushorit do të varet edhe nga pesha e ofertës më të madhe që do të prezantohet në zyrat e Juventusit. Manjati Al Khelaifi ka vendosur 40 milionë Euro në pjatën e argjendit, por mund të shtojë edhe më shumë duke ditur që në lojë janë futur edhe Chelsea e Arsenal.
Nga ana tjetër Juventus nuk dorëzohet, me bindjen se çmimi do të rritet ndjeshëm gjatë muajve të ardhshëm. Me pak fjalë, Pogba do të mbetet në ankand të hapur deri në mbyllje të botërorit sepse shoqëria torineze ka treguar gjatë historisë së saj që nuk mund të thyejë rregullat bazë të ekonomisë së tregut. Një ofertë e parezistueshme do ta tundonte me siguri edhe një skuadër si Zonja e Vjetër./TS/