Kurrë më parë në këto 28 vitet e fundit Milani nuk është gjendur 27 pikë larg vendit të parë dhe kurrë më parë nuk e ka parë veten në vendin e 13 pas 17 javëve kampionat. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka pësuar 26 gola dhe nuk gjen fitoren në San Siro që nga 19 tetori, kur fitonte 1-0 ndaj Udinezes.
Në 8 ndeshjet e fundit në Seria A ka barazuar 5 dhe ka humbur 3 takime. Në janar Milan-it do i bashkohet Honda, Rami dhe ndonjë përforcim tjetër në mesfushë, por a do të jetë e mjaftueshme kjo që Milani të përmirësojë renditjen në Serinë A?/TS/






