RSS

Reina: Privilegj të luash te Barca

Jose Reina thotë se ai do të ishte i kënaqur nëse do të mund t’i bashkohet Barcelonës por thotë se nuk po bën “supozime” rreth të ardhmes së tij.

Spanjolli aktualisht është i huazuar te Napoli nga Liverpooli, por është lidhur fuqimisht me një kalim te Barca në fund të sezonit si zëvendësim për Victor Valdes, i cili do të largohet në fund të sezonit.
“Çdokush që është mjaft me fat të luajë te Barcelona gjatë karrierës duhet të ndjehet i privilegjuar”.
“Unë kam pasur fatin të jem në gjendje të luaj atje dhe të kaloj shumë vite. Andaj, do të isha i kënaqur të rikthehem, por është vështirë të bëj ndonjë supozim”.
“Është mirë kur një klub si Barcelona ju përcjell, por unë vetëm dua t’ia dal mirë me Napolin për t’u sjellë kënaqësi njerëzve të Napolit”.
“Jam super i kënaqur këtu pasi jam ribashkuar me ndjenjën që më kishte munguar një kohë të gjatë”, ka thënë Reina./TS/

  • Digg
  • Del.icio.us
  • StumbleUpon
  • Reddit
  • RSS